Kryhet transaksioni i parë nga një shoqëri komisionere në ALSE

Sot datë 25.04.2019, u krye transaksioni i parë nga një shoqëri komisionere në Bursën ALSE. Triumf Grup tregtoi 30 njësi Bono Thesari me afat maturimi 6 muaj, në vlerën 298,650 ALL. Tregtimi u krye gjatë orarit zyrtar të bursës dhe nuk paraqiti asnjë problem edhe në procesin e pas-tregtimit (raportim tek agjenti shlyerës, klerim-shlyerje).

Ky transaksion shënon një gur të rëndësishëm themeli në procesin e zhvillimit të tregut të titujve në Shqipëri pasi tregon rritjen e interesit të institucioneve të tjera financiare (jo banka) për të qenë aktiv në ndërmjetësimin e transaksioneve në tituj për llogari të qytetarëve dhe subjekteve që kanë pozicione në letra me vlerë.

Tashmë subjektet e interesuara për të tregtuar titujt e borxhit që kanë në portofolet e tyre para afatit të maturimit në Shqipëri, mund t’u drejtohen jo vetëm bankave por edhe shoqërive komisionere të licensuara nga Autoriteti i Mbikëqyjes Financiare e të pranuara si anëtarë nga Bursa ALSE.